Haradinaj takon këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker

Haradinaj: Shteti është në rrugën e drejtë të kompletimit të tij kushtetues, veçanërisht në transformimin e FSK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falendëruar protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës ditën e shtunë. Ai ka thënë se shteti është në rrugën e drejtë të kompletimit të tij kushtetues, veçanërisht në transformimin e FSK-së në ushtri. “I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit. Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.  Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …