Është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e K PF-së në Komunën e Deçanit

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Për mbledhje janë propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 19.05.2020,

  2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023,

  3. Shqyrtimi i raportit për aktivitetet e Komunës gjatë kohës së pandemisë Covid-19,

  4. Vlerësimi ekonomik i ndikimit të pandemisë COVID-19,

  5. Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për projektin Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive “Via Ferrata Deçani”, në shumën prej 20,000.00 €,

  6. Propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U. ,,Drini i Bardhë”, në shumën prej 11,000.00 €,

  7. Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0,

  8. Shqyrtimi i kërkesës së OVL në Deçan për emërimin e vendit Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”në vendin e rënies të 16 Dëshmorëve në Bjeshkë të Belegut,

  9. Plani i Veprimit për Komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në Komunën e Deçanit 2020-2022,

  10. Shqyrtimi i kërkesave,

  11. Të ndryshme.

Të pranishëm në ketë takim të rregullt të KPF-së ishin kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj që udhëhoqi këtë takim, anëtarët e këtij komiteti, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj si dhe drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës për diskutim. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së njëkohësisht janë dhënë edhe sqarime nga Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, po ashtu dhe drejtorët e dikastereve përkatëse, ndërsa pika e 7-të Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0, me miratim të anëtarëve të KPF-së është hekë nga rendi i ditës dhe nuk do të diskutohet në Asamblenë Komunale. Pikat tjera të rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të trajtohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më datë 30.06.2020, e martë në ora 10:00, në Sallën e Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …