KEK
Fillimi / Institucionet / Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja e V-të e rregullt e KPF-së. Për mbledhje u propozua Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2021,

  3. Shqyrtimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2021,

  4. Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për vitin 2019,

  5. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2019,

  6. Propozim për ndarjen ngastrës nr.1679-0 dhe bashkimin e ngastrës 1679-2 me pjesën nr.2 për ndërtimin e QMF-së në fshatin Strellc i Epërm,

  7. Shqyrtimi i kërkesave,

  8. Të ndryshme

Të pranishëm në këtë takim të rregullt të KPF-së ishin kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, që udhëhoqi këtë takim, drejtor të drejtorive të cilët kishin edhe pika të rendit të ditës për diskutim dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Të gjitha pikat e rendit të ditës, janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, njëkohësisht janë dhënë edhe sqarime nga drejtorët të cilët ishin prezent dhe rekomandime nga anëtarët e KPF-së në këtë takim. Të gjitha këto pika të rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtarët e KPF-së që të trajtohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale.

Në të ndryshëm janë miratuar disa kërkesa:

  1. Me propozim të Asamblistit nga radhët e AAK-së Kushtrim Loshaj, që mjekëve dhe motrave të QKMF-së në Deçan, të cilët janë të kontraktuar me kontrata në shërbime të veçanta dhe nuk u jepen paga shtesë për punën e tyre nga niveli qendrorë, u propozua që tu ndahen mjete që të mbulohen dy paga shtesë për këta punonjës të cilët janë në vit të parë duke u përballur më pacientet e prekur nga COVID-19. Ky propozim ka marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të KPF-së si dhe drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

  2. Klubit te Futbollit ,,KF-Deçani’’ për fillimin e sezonit vjeshtorë i janë nda mjete në vlerë prej 5000 mijë euro ku dhe kanë marr miratimin e anëtarëve të KPF-së

  3. Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Fitore Hulaj, kërkoi nga anëtarët e KPF-së ta miratojnë kërkesën e kësaj drejtorie që ti ndahen mjete në vlerë prej 2200 euro për vendosjen e një ‘’Kiosk-u , për ambient të jashtëm më tabelë internateve ‘’, në bashkëfinancim me organizatën KADC (Kosovo Advocacy –Development Centre) ,ku më an të kësaj tabele informuese –digjitale turistët do të kenë mundësin të orientohen më lehtë me an të WFI për të pa se si munden të vizitojnë më lehtë bjeshkët e komunës së Deçanit. Kjo kërkesë është miratuar nga të gjithë anëtarët e KPF-së që ishin prezent.

  4. Është miratuar edhe kërkesa e komunitet te fshatit Dranoc qe ti ndahen mjete ne vlerë prej 5000 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë së familjes se Brendon Binakaj të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga banoret e këtij fshati. Kjo kërkesë është miratuar nga anëtarët e KPF-së

Në këtë takim janë shqyrtuar edhe dy kërkesa të reja për të cilat është rekomanduar që të diskutohen në Asamble.

  1. Komuniteti i fshati Carrabreg i Epërm, kërkojnë që të ndahen mjete shtesë në vlerë prej 20,990.20 euro për përfundimin në tersi të Memorialit të Dëshmorëve në mes të këtij fshati.

  2. Kërkesa e Ekipës se Dezinfektimit të cilët nga muaji Mars 2020,sipas nevojës kanë dezinfektuar të gjitha objektet institucionale në komunën e Deçanit të u mbulohen pagat e tyre dhe orari shtesë në vlerë prej 7000 mijë euro.

Vlen te theksohet se seanca e rregullt e Asamblesë Komunale mbahet ditën e premte më 25.09.2020 në ora 10:00, në Sallën e Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të komunës së Rahovecit

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të ...