Brickos

Kryetari Ramosaj priti në takim Ministrin Zemaj

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i shëndetësisë Musa Berisha dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi Ministri Zemaj u njoftua nga kryetari Ramosaj për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të Deçanit, lidhur me situatën rreth Covid-19 menaxhimin e situatës në komunën e Deçanit, gjatë këtyre muajve përmes Shtabit Emergjent Komunal, duke shtuar se falë vetëdijesimit të qytetarëve njëkohësisht dhe funksionimit të Shtabit. Emergjent në mënyrë zingjirore më QKMF-Qendrën për Punë Sociale, Policinë dhe akter të tjerë situata është mbajte nënë kontroll dhe ashtu vazhdon të jet. Ministri Zemaj e njoftoi kreun e Komunës së Deçanit dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga Ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve duke premtuar mbështetje të vazhdueshme në ketë fushë edhe për komunën e Deçanit. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj dhe Ministri Zemaj, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Projektit ’’Ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm’’ në vlerë prej 260.000.00€ në bashkëfinancim mes Komunën së Deçanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …