MINISTRI I SHËNDETËSISË ARMEND ZEMAJ VIZITOI KOMUNEN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizitoi Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ku u prit nga kryetari i komunës Agron Kuçi, i cili e njoftoj për menaxhimin e situatës epidemiologjike në komunën e Junikut, periudhë sfiduese e cila fal disiplinës qytetare dhe mobilizimit të akterëve lokal, ka kaluar mirë deri më tani dhe bazuar në respektimin e masave mbrojtëse situata është e menaxhueshme. Kryetari Kuçi e njoftoj ministrin Zemaj për lehtësimet që komuna ka aplikuar për qytetarët dhe bizneset në mënyrë që kjo situatë të jet lehtë e përballueshme për ta. Ministri Zemaj dhe kryetari Kuçi vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Ali Hoxha” në Junik, në të cilën përpos qytetarëve të Junikun marrin shërbim edhe fshatra të komunës së Deçanit dhe Gjakovës, gjë që ka bërë që fluksi i pacientëve dhe nevojat për furnizim të rriten. Kryetari Kuçi shprehu kërkesën e vazhdueshme për zgjatje të orarit të shërbimeve në QKMF në 24 orë, që ministria të mirëfurnizoj QKMF-në me pajisje mjekësore dhe t’i siguroj një autoambulancë me qëllim të krijimit të mundësisë për zgjerim të shërbimit dhe ofrim të shërbimit në kohë reale. Ministri Zemaj falënderoj kryetarin Kuçi për mikpritjen dhe bashkëpunimin, të cilin e uroj për punën e mirë në menaxhimin e suksesshëm të situatës epidemiologjike dhe shprehu gadishmërin për përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë si për nevojat e potencuara nga kryetari me qëllim të ngritjes së kapaciteteve humane e infrastrukturore ashtu edhe që të mirat nga Ministria e Shëndetësisë të ndahen racionalisht për të gjithë qytetarët duke mos qenë selektiv, në mënyrë që të avancojmë shërbimet dhe të fuqizojmë institucionet humane publike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …