Brickos

Begaj e Rrafshi biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes komunës dhe departamentit të administratës pensionale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim pune drejtorin rajonal të Departamentit të Administratës Pensionale, për rajonin e Prizrenit, Elmi Rrafshi. Qëllim i këtij takimi ishte falënderim nga ana e këtij departamenti për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës. Drejtori rajonal i këtij departamenti, Elmi Rrafshi e ka falënderuar komunën për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në fushën e shërbimit pensional, si dhe për shfrytëzimin e përbashkët të objekteve të komunës. Kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë e pafund të komunës për bashkëpunim në këtë fushë, me qëllimin e vetëm që shërbimet për pensionistët e Komunës së Malishevës, të jenë në nivelin më të lartë. Begaj e Rrafshi kanë biseduar për thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha format e mundshme, përfshi edhe zyrat e këtij departamenti, të cilat janë në objektin e komunës, përkatësisht, në objekt të njëjtë me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku të gjitha shërbime funksionojnë së bashku, gjithmonë në shërbim të qytetarëve, përkatësisht pensionistëve të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …