E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale në Deçan z.Jashar Dobraj, është mbajt mbledhja e X-të e rregullt. Për ketë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,
– Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve,
– Shqyrtimi Propozim-Vendimit dhe marrja e Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale,
– Të ndryshme.
Para se të aprovohet rendi i punës nga grupi parlamentar i LDK-së u kërkua që të hiqet nga rendi i ditës pika e 2-të – Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm, dhe e 3-të – Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve.
Me shumicë votash këto dy pika të rendit të ditës do të diskutohen në ndonjë mbledhje tjetër.
Është vazhduar me pikën e radhës Shqyrtimi i Propozim-Vendimit dhe marrja e Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale, si
Shërbimet Kadastrale, Shërbime nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Shërbimet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Shërbimet nga zyra e Prokurimit , Shërbimet nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa dhe Regjistrimin e Automjeteve. Pas shumë diskutimeve nga pjesa më e madhe e asamblistëve nga të gjitha subjektet politike për ketë pikë të rendit të ditës njëkohësisht edhe sqarimeve nga Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izent Zenuni, më shumicë votash kjo pike e rendit të ditës është aprovuar.
Në të ndryshme nga pyetjet parlamentare nga mbledhja e kaluar nga asamblistët lidhur më funksionimin e basteve apo lojërave të fatit dhe ndërtimin e pompës së derivateve në rrugën ,,Luan Haradinaj’’ në dalje të qytetit të Deçanit, për këto pyetje sqarimet e duhura janë dhënë nga drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj. Tolaj tha se sa u përket lojërave të fatit komuna nuk është kompetente, ne si institucion as nuk japim leje as pëlqim për veprimtarin e tyre, lejet dhe pëlqimet merren në nivelin qendrorë, ndërsa sa i përket ndërtimit të pompës së derivateve ajo nuk ka leje për ndërtim, ka leje vetëm për bar restorant dhe market, inspektorët komunal në Deçan kanë kryer punën e tyre, lënda është në gjykatë dhe ne presim vetëm vendimin e gjykatës se si do veprojmë më tutje.