Avokat, Tahir Rrecaj

Përmes EULEX-it po vazhdon gjahu i Serbisë, kundër eprorëve të UÇK-së

Avokati, Tahir Rrecaj, mbrojtës i kryetarit të Nismës dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili të premten u akuzua nga Prokuroria Speciale për krime lufte ndaj popullatës civile, tha se hetimi do të pushojë, pasi Prokuroria s’ka prova kundër Limajt. Ai  ka thënë për mediet se aktakuza e re e Prokurorisë Speciale i ka gjetur të habitur dhe se në aktakuzën e re, nuk ka asgjë të vërtetë. Prokuroria do ta pushojë hetimin në mungesë provash. Deri më tash Limaj ka dhënë dy deklaratë në praninë time dhe është sqaruar nga ana e tij. Limaj në kohën kur kanë ndodhur vrasjet nuk ka pasur një përgjegjësi komanduese. Prokuroria thjesht nuk ka prova dhe aso kohe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ende në formim. Edhe ndjemi habitur me këtë aktakuzë”, ka thënë Rrecaj. Po sot Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur edhe një aktakuzë për krime lufte kundër deputetit të Kosovës nga NISMA, Fatmir Limajt, i cili tri herë deri tani është shpallur i pafajshëm për akuza të tilla nga Gjykata e Hagës dhe dy gjykata në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …