Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Pejën, zonë karantine si shkak i rasteve të shumta më COVID-19

Nënkryetari i Pejës, Shkumbin Gashi, kërcënon me jetë koordinatorin e PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i degës së PDK-së në Pejë Xhavit Haliti ka reaguar kundër kërcënimit që i ka bërë nënkryetari i Pejës, Shkumbin Gashi, Koordinatorit të PDK-së në Pejë,  Arton Muhaxheri.  Në reagimin e z Haliti thuhet “Unë si kryetar i Degës jam njoftuar në lidhje me rastin përmes vetë z. Muhaxheri si dhe mediave elektronike e të shkruara se i njëjti është kanosur me jetë nga nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi. Pa dashur të jap ndonjë konstatim rreth kësaj çështje, duke pasur parasysh se rasti është paraqitur në organet e ndjekjes, kam inkurajuar jo vetëm Artonin, por secilin aktivist të PDK-së, i cili eventualisht mund t’i ekspozohet rrezikut për jetë nga individë të papërgjegjshëm, t’iu drejtohen organeve të ndjekjes. PDK, Dega në Pejë, i dënon veprimet e tilla, e sidomos ato të karakterit politik ndaj zyrtarëve të saj, sepse mendimi dhe fjala e lirë është e garantuar edhe me Kreun II të Kushtetutës së Kosovës dhe organet e ndjekjes janë të detyruara t’i mbrojnë këto vlera përmes mekanizmave të tyre. Shpresojmë që veprime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, por secili keqkuptim eventual të zgjidhet sipas ligjeve të Republikës  së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …