U mbajt mbledhja e X-të e Asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale në Deçan  z.Jashar Dobraj, është mbajt mbledhja e X-të e rregullt. Për ketë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

– Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,

– Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve,

– Shqyrtimi Propozim-Vendimit dhe marrja e Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale,

– Të ndryshme.

Para se të aprovohet rendi i punës nga grupi parlamentar i LDK-së u kërkua që të hiqet nga rendi i ditës pika e 2-të – Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm, dhe e 3-të – Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve.

Me shumicë votash këto dy pika të rendit të ditës do të diskutohen në ndonjë mbledhje tjetër.

Është vazhduar me pikën e radhës Shqyrtimi i Propozim-Vendimit dhe marrja e Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale, si

Shërbimet Kadastrale, Shërbime nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Shërbimet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Shërbimet nga zyra e Prokurimit  , Shërbimet nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa dhe Regjistrimin e Automjeteve. Pas shumë diskutimeve nga pjesa më e madhe e asamblistëve nga të gjitha subjektet politike për ketë pikë të rendit të ditës njëkohësisht edhe sqarimeve nga Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izent Zenuni, më shumicë votash kjo pike e rendit të ditës është aprovuar.

Në të ndryshme nga pyetjet parlamentare nga mbledhja e kaluar nga asamblistët lidhur më funksionimin e basteve apo lojërave të fatit dhe ndërtimin e pompës së derivateve në rrugën ,,Luan Haradinaj’’ në dalje të qytetit të Deçanit, për këto pyetje sqarimet e duhura janë dhënë nga drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj. Tolaj tha se sa u përket lojërave të fatit komuna nuk është kompetente, ne si institucion as nuk japim leje as pëlqim për veprimtarin e tyre, lejet dhe pëlqimet  merren në nivelin qendrorë, ndërsa sa i përket ndërtimit të pompës së derivateve ajo nuk ka leje për ndërtim, ka leje vetëm për bar restorant dhe  market, inspektorët komunal në Deçan kanë kryer punën e tyre, lënda është në gjykatë dhe ne presim vetëm vendimin e gjykatës se si do veprojmë më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …