Sahit Terpeza

Është ndarë nga jeta sot Sahit Tërpeza, djali i heroit të kombit, Hysen Tërpeza

Në moshën 73-vjeçare ka vdekur, Sahit Tërpeza, nga fshati Terpezë i komunës së Vitisë, djali i heroit të kombit, Hysen Tërpeza. Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Tërpeza, me rastin e vdekjes së pjesëtarit të tyre. Familje e mirënjohur atdhetare  Tërpeza ka  qëndruar kurdoherë në rrugë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Sahit Tërpeza ka qenë gjashtë muaj kur i ati, Hyseni, komandant i forcave të LNDSH-së kishte marrë rrugën e gjatë dyzet vjeçare  të rezistencë në mërgim. Familja Tërpeza ka dhënë dhjetëra luftëtarë të përkushtuar të kombit, qysh në kohën e Turqisë, Pastaj edhe në kohën e pushtimit serb të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Kërkesa për rritje prej rreth 20% prej tre operatorëve nuk është gjë e duhur për shkak të ekonomisë së vendit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e ka quajtur të paarsyeshme …