Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Hasan Isufi

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Hasan Isufi. Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në Facebook thotë se i ndjeri ishte njëri nga aktivistët e parë të Aleancës në Gjakovë dhe ish-kryetar i nëndegës në Osek Hylë. Haradinaj tutje thotë se Isufi do të kujtohet për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet. “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasan Isufit, njërit prej aktivistëve të parë të Aleancës në Gjakovë, ish-kryetar i nëndegës në Osek Hylë dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare. Hasani do të kujtohet për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufi, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Gjakovë. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Më 6 shtator 2025, do të përurohet romani “Pas Natës” të Muharrem Elezit në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton opinionin publik dhe të gjithë dashamirët e letërsisë se …