Është përkujtuar dëshmori Mustafë Haxhiu

 Në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Tërnac të dielën është përkujtuar 18 vjetori i rënies së dëshmorit Mustafë Haxhiu. Në shenjë përkujtimi Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të të rënëve të Tërnacit. Homazhe në Kompleksin e të rënëve kanë bërë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetë të Parlamentit të Kosovës, veteranë të luftës, familjarë të të rënëve dhe qytetarët e Tërnacit. Në emër të familjes Haxhiu të pranishmit i ka përshëndetur Haxhi Haxhiu, kurse në emër të bashkëluftëtarëve ka folur deputeti Bekim Haxhiu.

Nxënësit e shkollës “Idriz Berani” kanë shfaqur para të pranishmëve një program artistik kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Tërnacit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …