Kompania “Bechtel Enka” ndihmon familjet skamnore në Kaçanik me pako ushqimore

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi priti në zyrën e tij projekt menaxherin në Kompaninë “Bechtel Enka” (BE) Riadh Alkazraji, i cili e njoftoi Kryetarin Ilazi për aktivitetin bamirës të kësaj kompanie. Ai tha se Kompania  “Bechtel Enka”ka ndihmuar  30 familje skamnore nga Komuna e Kaçanikut me nga një pako ushqimore, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari Ilazi fillimisht uroi për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa falënderoi kompaninë për kontributin human në ndihmë familjeve skamnore. Përfaqësuesit e “Bechtel Enka”  i përshëndeti dhe falënderoi për ndihmën e dhënë edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila njoftoi se edhe vitin e kaluar kjo kompani ka ndihmuar disa familje me pako ushqimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …