Është mbajt seanca e IV-të e Asamblesë Komunale në Deçan 

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Jashar Dobraj të Premten është mbajt seanca e rregullt e Asamblesë komunale, ku janë shqyrtuar 12 pika të rendit të ditës. Të pranishëm në Seancë ishin  të gjithë asamblistët e subjekteve  politike që e përbëjnë  Asamblenë Komunale. Para se të aprovohet rendi i ditës grupi paralajmëtar i LDK-së, kërkoi nga kryesuesi i Asamblesë që pikat e rendit të ditës 4,5,6,7,8 të largohen nga rendi i ditës, ani pse pika e 5-të e rendit të  ditës është larguar nga KPF-ja. Të gjithë Asamblistët kërkuan 5 minuta pauzë për konsultime. Pas kthimit kryesuesi i Asamblesë e hudhi në aprovim kërkesën e grupit të LDK-së e cila nuk mori  miratimin e grupit parlamentar të AAK-së  dhe PDK-së. Mbase nuk morën votën e kolegeve të AAK-së dhe PDK-së, grupi parlamentar i LDK-së  e braktisi seancën. Pas largimit të LDK-së  kryesuesi Jashar Dobraj, vazhdoi seancën mbase kishte kuorum të mjaftueshëm. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar dhe kanë marrë miratimin e shumicës  së votave nga asamblistët mbase janë dhënë edhe sqarimet e duhura nga personat përgjegjës për këto pika.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …