Komiteti për Komunitete në Malishevë miratoi raportin e punës për vitin e kaluar

Komiteti për Komunitete në komunën  e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, për vitin 2017, dhe ka shqyrtuar dy raporte, si dhe ka dhënë një rekomandim për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës. Mbledhja është drejtuar nga zëvendëskryesuesi i këtij komiteti Ismal Vrenezi. Pas shqyrtimit të raportit të punës së Komitetit për Komunitete, anëtarët e këtij komiteti e kanë miratuar raportin e punës për vitin 2016, dhe të njëjtin raport e kanë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës së Malishevës. Po ashtu në këtë mbledhje, ka raportuar edhe zyrtarja për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi, për punën tremujore (janar-mars). Bazuar në këtë raport, gjatë kësaj periudhe, janë riatdhesuar 12 persona nga Komuna e Malishevës, prej tyre 11 shqiptar dhe një nga komuniteti RAE. Pas paraqitjes se raportit, zyrtarja Krasniqi, është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të këtij komiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …