Është vendosur një numër i kamerave në pjesë të ndryshme të qytetit të Skenderajt

Edhe një punë tjetër e mirë u bë me vendosjen e një numri të caktuar të kamerave prej rreth 45, në pjesë të ndryshme të qytetit të Skenderajt, duke mbuluar kështu hapësirën e gjerë publike, çka do të ndihmojë në rritjen e sigurisë publike dhe ruajtjen e pasurisë së përgjithshme publike. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala, kanë mbikëqyrë nga afër procesin e instalimit të pajisjeve të monitorimit, ndërsa kanë vizituar edhe dhomën prej nga ku vëzhgohen hapësirat publike. Vendosja e kamerave në hapësirën publike ka qenë premtim i kryetarit Nura, i cili tashmë konsiderohet i përmbushur.

May be an image of telephone pole and text

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …