Ish kongresisti Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi vizituan Deçanin

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur pritur në qytetin e tij ish Kongresistin Amerikan DioGuardi dhe bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi. Ai me këtë rast tha: Nder i veçantë të pres në qytetin tim, miqtë e popullit shqiptar, Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët bënë aq shumë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Kongresisti Amerikan DioGuardi ishte zëri i Kosovës në politikën e ShBA-së në vitet e 90-ta, në kohën kur populli i Kosovës ishte nën dhunën sistematike të Serbisë. Kënaqësi të kishim në mesin tonë edhe shumë anëtarë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Izrael, si Avner Shalev me bashkëshorte, Dr. Rachel “Shelly” Levy, Dr. Haim Abravanel, Agim Aliçkaj, Lekë Rezniku. Ata shprehën mirënjohje të thellë ndaj vetëmohimit dhe sakrificës së shqiptarëve në Kosovë që shpëtuan hebrenjtë nga Holokausti. Mirënjohës përjetësisht ndaj angazhimit të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës dhe qytetarëve të këtij vendi!

May be an image of 3 people and text

May be an image of 3 people, people studying, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …