Fillon hartimi i buxhetit të Skenderajt për vitin 2024

Me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, grupeve të grave, përfaqësuesve të shoqërisë civile, personave ne aftësi të kufizuara, komunitetit të biznesit dhe atij sportiv, ka nisur cikli i dëgjimeve buxhetore për vitin e ardhshëm. Kësisoj, janë mbajtur dy dëgjime. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, që shoqërohej nga drejtorët komunal, ai për Buxhet dhe Financa Ismet Aliu, për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj dhe për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi, Turizëm dhe Inovacion Besarta Meha – Ademi, duke i falënderuar pjesëmarrësit e shumtë të këtyre dëgjimeve buxhetore, ka inkurajuar ata të bëjnë propozime konkrete për investime në zonat e tyre të banimit. Kryetari Nura ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë më i madh se ky i vitit të tanishëm, ndërsa ka siguruar se si i tillë do të jetë buxhet i zhvillimit ekonomik dhe i realizimit të projekteve të shumta kapitale, në interes të qytetarëve dhe komunës në tërësi. Qytetarët nga ana e tyre, kanë vlerësuar se, me gjithë investimet e bëra në projekte të mëdha, janë të nevojshme investime në disa lagje dhe fshatra të komunës. Kreu i Komunës ka premtuar se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes nga ekipi punues i hartimit të buxhetit, dhe sipas prioriteteve edhe do të përfshihen në listën e investimeve publike. Ndërkohë që sot janë mbajtur dy dëgjime, të premten do të mbahen edhe dy të tjera me grupe tjera të interesit, me çka, përveç përmbushjes ligjore, Komuna e Skenderajt do ta ketë një buxhet gjithëpërfshirës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …