leoni

Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë proces si shkelje të qartë ligjore dhe si pjesë të një “loje politike të menduar mirë”. Situata është paradoksale, pasi buxheti po i propozohet Kuvendit nga një Kryeministër në detyrë që pak ditë më parë u refuzua për formimin e Qeverisë së re. Ai vuri në pah se shumica e ish-ministrave që morën pjesë në miratimin e buxhetit do të votojnë sërish për të në Kuvend, por tash si deputetë, duke krijuar një konflikt të qartë interesi. Cakolli gjithashtu theksoi se projektbuxheti është përgatitur nga ish-ministri i Financave, të cilit Gjykata Supreme i kishte anuluar më parë një udhëzim administrativ për shkak të papajtueshmërisë së mandatit. Ai paralajmëroi se shkelja e ligjit po prezantohet si një lajm i mirë për qytetarët përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale, duke krijuar përshtypjen se kush nuk e përkrah buxhetin është kundër qytetarëve. “Çështja nuk është te buxheti, por tek mënyra si po shkelet ligji në emër të tij. Nëse ligji shkelet sot për pagat e pensionet, nesër mund të shkelet për gjithçka tjetër,” shkroi Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti mbështet koalicionin me PDK-në në Sharr, por relativizon rolin e saj në nivel kombëtar

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e partisë së tij me PDK-në në …