Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se dalja nga situata e krijuar varet nga vullneti i Vetëvendosjes dhe gatishmëria e grupeve tjera për t’iu qëndruar pas premtimeve të tyre publike. Ai ka shkruar se ndryshimi i kandidatit nga VV dhe propozimi i dikujt jashtë kabinetit qeveriat është hap pozitiv dhe afrim drejt zgjidhjes. “Mbase nuk i përgjigjet plotësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare, por gjithsesi shkon në drejtimin e duhur. Në anën tjetër, PDK-ja dhe disa deputetë të tjerë nuk iu qëndruan pas deklarimeve të tyre. Edhe pse vetë kishin vendosur si kriter mbështetjen vetëm për kandidatë që nuk kanë qenë ministra, sot nuk votuan për një të tillë. Nuk ka rëndësi se si e arsyetojnë – mospërputhja me qëndrimet e mëhershme është fakt” ka shkruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
