Eurobarometri: Shqiptarët, përkrahësit më të mëdhenj të BE-së

Shqiptarët rezultojnë populli më entuziast në rajon për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas Eurobarometrit të vitit 2025, plot 92 për qind e qytetarëve në Shqipëri shprehen pro hyrjes në BE, ndërsa 82 për qind kanë një përshtypje pozitive për Unionin. Pas Shqipërisë, mbështetjen më të madhe për integrimin evropian e tregojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. Në anën tjetër, më skeptikët mbeten serbët, ku vetëm 33 për qind e tyre duan që vendi i tyre të bëhet pjesë e BE-së. Megjithatë, Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet më pak të preferuara nga vetë qytetarët e Bashkimit Evropian për t’u pranuar në Union. Vetëm 45 për qind e europianëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë, ndërsa Kosova gëzon mbështetjen e 43 për qind të tyre. Ukraina dhe Mali i Zi kanë një përkrahje më të lartë, mbi 50 për qind. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cilësoi mbështetjen e shqiptarëve si sinjal inkurajues, duke e parë si pasqyrë të angazhimit qytetar për një të ardhme evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …