Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Eurodeputetja, Viola von Cramon, konsideron se Kosovës i mungon kredibiliteti në mesin e komunitetit ndërkombëtar

Eurodeputetja e Gjermanisë, Viola von Cramon konsideron se Kosovës i mungon kredibiliteti në mesin e komunitetit ndërkombëtar, prandaj ajo bënë thirrje që sa më shpejtë të nis zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë. Momentalisht nuk po shoh vullnet politik nga asnjëra palë për zbatimin e marrëveshjeve. Kosova është mirë të fokusohet më shumë tek vetja dhe t’i kryejë obligimet që i ka marrë përsipër. Ju nuk bëni kurrfarë ndryshimi nëse e drejtoni gishtin diku tjetër. Së paku ky është qëndrimi i institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Nëse Kosova dëshiron të bëhet një lojtare e rëndësishme në mesin e komunitetit ndërkombëtar atëherë duhet ta dëshmojë fillimisht se është një lojtare kredibile por këtë nuk është duke e treguar. Zonja Cramon thotë se do ishte një veprim i duhur nga Prishtina, nëse largohen tërësisht njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri. Bashkimi Evropian ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pavarësish kërkesave të Qeverisë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Partitë opozitare duhet të shohin mënyrën e re të bashkëpunimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se partitë opozitare duhet të …