Vetëvendosja e ka përjashtuar nga radhët e veta asamblistin, Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Shqipëri për trafikim droge

Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, është arrestuar nga Policia e Shqipërisë për kontrabandë të drogës

Në Shqipëri janë arrestuar pesë kontrabandistë të drogës  cilët janë kapur me mbi 11 mijë doza ekstazi. Emri që bie në sy është ai i Besnik Mujecit,  asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Mujecit dhe të arrestuarve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro. Asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci është arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kontrabandë të drogës. Mujeci si aktivistit dhe asamblist i Vetëvendosjes ka qenë mjaft aktiv në rrjetet e komunikimit.  Ai mes tjerash një muaj më parë kishte shkruar se koha e banditëve ka përfunduar. Është apo nuk është bandit ky kontrabandisti i Vetëvendosjes, do ta dëshmojë Gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Lufta e UÇK-së e solli lirinë, i dha përjetësinë shumë njerëzve, i dha përjetësinë të dashurve tanë

Ramush Haradinaj nuk ka qenë vetëm komandant i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, por edhe kryeministër i Kosovës

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë …