Albin Kurti shkel premtimet elektorale, nga pesë këshilltarë sa kishte premtuar se do t i kishte si kryeministër, tani i ka 38

Në kohën kur ishte në opozitë dhe kritikonte gjithçka e mbi të gjitha kritikonte kryeministrat për numrin shumë të madh të këshilltarëve, tani Albin Kurti nuk i ka vetëm pesë gjashtë këshilltarë, sikur zotohej, por rrafsh 38 të tillë. Nuk kanë çka me duhen 35 këshilltarë, ndoshta 5 këshilltarë mjaftojnë, 35 janë si të mos jenë asnjë, kishte thënë Kurti. Për numrin e madh të këshilltarëve kishte kritikuar sidomos Ramush Haradinajn. Realisht, kryeministri Kurti,  të gjithë këshilltarët i ka zgjedhur për të iu dhënë paga të majme dhe për t i pasur afër vetes për vota, sepse ai nuk konsultohet me asnjërin nga këshilltarët, pasi mendon se i di të gjitha vetë dhe madje shumë më mirë se ata. Nuk mund të gjendet qoftë edhe  vetëm një këshilltarë, të cilit ai do t ia pranonte këshillën, sepse do ta lëndonte egon, pasi i beson shumë vetvetes, pikërisht sikur thoshte, filozofi,  Mishel Montenji për udhëheqës të tillë, që mendojnë se bota është krijuar vetëm që ata ta qeverisin. Albin Zaimi mendon se krejt gjaku për çlirimin e Kosovës është derdhur, vetëm që ai të qeveris. Kështu mendojnë edhe Glauk Sherifi dhe Vjosa Raifi. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar raportimet në medie se kryeministri Albin Kurti i ka të angazhuar 38 këshilltarë, por nuk ka publikuar emrat e 25 këshilltarëve, sa thotë se janë aktualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …