leoni

Ferat Shala: Kosova importon thëngjill! A ka mundësi edhe kjo të ndodh?

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se pavarësisht se vendi ynë është fuqi evropiane për rezervat e thëngjillit është duke importuar këtë produkt. Ai ka  njoftuar  se Feronikeli është duke importuar 10 mijë ton thëngjill në muaj. Deputeti Ferat Shala  ka pyetur institucionet e shtetit se si është e mundur që kompanitë vendore të importojnë thëngjill kur Kosova ka rezerva të mëdha të këtij resursi natyror.

 

Postimi i plotë i Shalës:

Në këto ditë pushimi, Qeveria nuk po stabilizohet assesi.

Sot nuk po i numëroj aferat politike e as ato ekonomike, si ato në sektorin e energjisë, rezervat shtetërore të grurit, vajit etj.

Por sot po ngris shqetësimin ekonomik e logjik;

Kosova është fuqi evropiane e botërore me rezervat e thëngjillit, mbi 12 miliard ton lignite në tri basenet:

Ai i rrafshit të Kosovës,

Ai i rrafshit të Dukagjinit dhe

Ai i rrafshit të Drenicës.

E fatkeqësisht, Feronikeli sot importon 10 000 (dhjetë mijë) ton thëngjill në muaj nga Mali i Zi, për nevoja industriale të saj. Krejt kjo çmenduri ekonomike e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë e cila udhëheqë dhe menaxhon ndërmarrjen publike KEK.

Pse Feronikeli importon thëngjill, e KEK-u nuk e furnizon me atë!?

Pse po ndodh e gjithë kjo?

Pse Feronikeli është pak kilometra nga KEK-u?

Pse Feronikeli punëson mbi 800 punëtorë në linjë direkte, e mbi 1500 indirekte?

Pse Feronikeli është në Drenas?

Apo pse Feronikeli është ndërmarrje private dhe investitori i jashtëm?

Këto përgjigje i din vetëm kryeministri Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …