Niko Peleshi: Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për NATO-n, por edhe për vendet tranzit

Gjatë natës së të hënës, anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR. 3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke. Lajmin e ka publikuar  përmes disa pamjeve të ndara në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm. “Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla”, shkruan ministri,  Niko  Peleshi, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë krimet në jug të Gazës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi shtetin e Izraelin që menjëherë të ndalë ofensivën e tij …