Euronews: Albin Kurti, po sfidon presionin perëndimor për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, paralajmëroi e nuk do t’i dorëzohet “shantazhit” perëndimor për arritje të marrëveshjes me Serbinë, shkruan Euronews,  Duke u bazuar në fjalët e kryeministrit Kurti, se Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje para marsit, afati po afrohet shumë shpejt, shkruan tutje. Në qendër të tensioneve mes dyshes është refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës. Fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga Amerika të, duan që territori i vogël ballkanik prej 1 milionë e 8 mijë banorësh të krijojë një shoqatë komunash ku jetojnë pjesëtarët e pakicës serbe. Kjo ide u propozua për herë të parë sipas një marrëveshjeje të lidhur nën sytë e Brukselit një dekadë më parë. Euronews” në fokus ka vendosur faktin se kryeministri Albin Kurti po u reziston thirrjeve për themelim të Asociacionit, pavarësisht presionit perëndimor pasi “Kurti pretendon se kjo do të përbënte krijimin e një fuqie potencialisht nënçmuese serbe paralelisht me institucionet kosovare”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …