Avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, kërkojnë lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit

Gjykata e Apelit, në Hagë, sot shqipton aktgjykimin përfundimtar në rastin gjyqësor kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Gjykata e Apelit, në Hagë, si gjykatë e Shkallës së Dytë, por  në kuadër të Gjykatës Speciale, sot pritet të shqiptojë  aktgjykimin përfundimtar në rastin gjyqësor  kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë në shkallën e parë. Më 18 maj të vitit 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burg. Ata janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020. Avokatët e Gucatit dhe Haradinajt menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë apeluan vendim, duke thënë se presin zvogëlim të dënimit. Ata kanë argumentuar se një dënim i tillë është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë rast tjetër  të krahasueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …