Rifat Kullolli: Populli po helmohet pasi Enti Shtetëror i Farërave dhe AKU, heshtin para problemeve me normat, standardet dhe cilësitë e pesticideve dhe farërave

Rifat Kullolli: Populli po helmohet pasi Enti Shtetëror i Farërave dhe AKU, heshtin para problemeve me normat, standardet dhe cilësitë e pesticideve dhe farërave

-Në Shqipëri ka problem për përdorimin e pesticideve mbi normat e lejuara, sidomos në perimet, bostanoret dhe frutat e hershme sepse s’ka specialistë

– Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve vuan nga formaliteti, korrupsioni dhe efektiviteti i tij i ulët në terren

Albert Z. ZHOLI

Ka shqetësime se në disa raste pesticidet përdoren në doza më të larta se normat e lejuara për të përshpejtuar pjekjen dhe daljen më të shpejtë në treg të produkteve bujqësore. Sa i vërtetë është ky fenomen në Shqipëri?

Në Shqipëri ekziston realisht shqetësimi për përdorimin e pesticideve mbi normat e lejuara, sidomos në kultura intensive si perimet, bostanoret dhe frutat e hershme. Arsyeja kryesore lidhet me presionin ekonomik për të dalë më shpejt në treg dhe për të përfituar çmime më të larta. Problemi nuk është vetëm tejkalimi i dozës, por edhe përdorimi i preparateve të palejuara ose mosrespektimi i periudhës së karencës (sigurisë) para vjeljes së prodhimit. Në kësi rastesh Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ose hesht ose ka bër kompromise.

 A marrin fermerët udhëzime dhe trajnime të rregullta për përdorimin e pesticideve apo secili vepron sipas përvojës dhe dëshirës së vet?

Një pjesë e fermerëve marrin trajnime nga specialistë të bujqësisë, kompani inputesh apo projekte të ndryshme, por në praktikë shumë prej tyre vazhdojnë të mbështeten te përvoja personale, nga përvoja e punës në fermat e huaja ose nga këshillat e tregtarëve të pesticideve. Kjo sjell përdorim shpesh jo profesional dhe të pasigurt të preparateve kimike…

Kush i kontrollon sasitë dhe llojet e pesticideve që përdoren në ferma?

Kontrolli formal i pesticideve kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, strukturat fitosanitare, laboratorët përkatës dhe inspektorët e mbrojtjes së bimëve. Megjithatë, mungesa e kapaciteteve laboratorike dhe numri i kufizuar i inspektorëve si dhe formaliteti e bën kontrollin jo gjithmonë efektiv. Por edhe faktorë të tjerë si korrupsioni…

A ekzistojnë standarde të detyrueshme për dozimin dhe periudhën e pritjes para korrjes së produkteve?

Po, ekzistojnë standarde të detyrueshme për dozimin, kulturat ku përdoret pesticidi dhe periudhën e pritjes para korrjes. Çdo preparat ka të përcaktuar nivelin maksimal të mbetjeve të lejuara. Problemi qëndron më shumë te zbatimi në terren sesa te mungesa e ligjit.Por një problem jo pak i rëndësishëm qëndron tek vetë fermerët, që në rrugë informale sigurojmë preparate nga vendet fqinje, dhe kjo përbën rrezikun më serioz në dëm të konsumatorit..

Sa raste janë konstatuar vitet e fundit kur prodhimet shqiptare janë kthyer mbrapsht nga vendet e BE-së për shkak të mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara?

 Shqipëria ka pasur raste të përsëritura kur produkte bujqësore janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian për shkak të mbetjeve të pesticideve mbi normat e lejuara, apo të përdorimit të preparateve qëjanëtë ndaluara nga B.E. Janë përmendur raste me speca, domate, mandarina, luleshtrydhe…

Cilat janë dëmet ekonomike që pëson vendi kur eksportet refuzohen në tregjet europiane?

Dëmet ekonomike nga refuzimi i eksporteve janë të mëdha. Humbet ngarkesa, paguhen kostot e transportit dhe asgjësimit, dëmtohen kontratat me importuesit dhe ulet besimi dhe imazhi ndaj produkteve shqiptare në tregjet europiane.

A kryhen analiza laboratorike të rregullta në tregjet vendase për të mbrojtur konsumatorin shqiptar?

Analiza laboratorike kryhen por jo mjaftueshëm, me korrektësi dhe në numerikun e duhur për tregun vendas, jo për të garantuar mbrojtje të plotë të konsumatorit shqiptar. Kontrolli mbetet më i fortë për produktet që eksportohen.

Kush mban përgjegjësi kur konstatohet përdorim i pesticideve të palejuara ose tejkalim i normave?

Kur konstatohet përdorim i pesticideve të palejuara ose tejkalim normash, përgjegjësia ligjore bie mbi fermerin, por teorikisht përgjegjësi mbajnë edhe subjektet tregtare, agronomët këshillues dhe institucionet kontrolluese që nuk kanë funksionuar si duhet.

 

Sa e sigurt është origjina e farërave që tregtohen në Shqipëri?  A janë të gjitha farërat që importohen të certifikuara sipas standardeve europiane?  Kush i kontrollon dhe certifikon farërat që hyjnë në vend?

 Origjina e farërave që tregtohen në Shqipëri është e përzier. Një pjesë vijnë nga kompani serioze dhe të certifikuara, por qarkullojnë edhe fara me origjinë të paqartë ose të futura në mënyrë informale. Jo të gjitha farërat që importohen mund të konsiderohen të certifikuara realisht sipas standardeve europiane, edhe pse dokumentacioni në letër shpesh rezulton i rregullt. Kontrolli dhe certifikimi i farërave bëhet nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve, strukturat fitosanitare dhe laboratorët përkatës, në bashkëpunim me doganat.

 

A licencohen subjektet tregtare që shesin fara dhe material mbjellës?  Çfarë garancish ka fermeri se fara qëblen do të japë rendimentin e premtuar? Përse në disa raste prodhimet kanë rezultuar të dështuara, siç është përmendur shpesh rasti i patates në Maliq? A është hetuar origjina dhe cilësia e farës së përdorur?

Po, subjektet që tregtojnë fara dhe material mbjellës janë të licencuara por në praktikë ekziston edhe treg informal, sidomos në zonat rurale, ku disa nga fermerët janë kthyer në prodhues të fidanëve, por pa asnjë kontroll dhe origjinë të farës.  Garancia e fermerit mbështetet te etiketa, certifikata dhe reputacioni i kompanisë që shet farën. Megjithatë, ka pasur shumë raste që fara ka rezultuar problematike, dhe demin e ka paguar vetëm fermeri i cili nëkëtë treg shpesh ka mbetur i pambrojtur ekonomikisht… Rastet e dështimeve në prodhim, siç është përmendur shpesh edhe rasti i patates në Maliq, janë të lidhura me cilësinë e dobët të farës, sëmundjeve të fshehura, përshtatjeve të dobëta klimatike në zonën dhe në shumë raste ka pasur mungesë kontrolli serioz laboratorik. Dje me ë keqja që ka ndodhur është se hetimet nuk kanë dhënë përgjegjësi të qarta publike.

 

Kur një farë rezulton me defekte ose me parametra të rremë, kush mban përgjegjësi ligjore dhe financiare?. Ekspertë dhe fermerë pretendojnë se një pjesë e farërave futen në mënyrë klandestine në Shqipëri. Sa i përhapur është ky fenomen? Çfarë kontrollesh kryhen në pikat doganore për materialin mbjellës? A kanë doganierët dhe strukturat e kontrollit ekspertizën e nevojshme për të identifikuar farërat e pa çertifikuara?

Ligjërisht përgjegjësinë duhet ta mbajë importuesi, distributori ose kompania prodhuese, por në praktikë fermeri mbetet ai që humbet më shumë financiarisht. Pretendimet për futjen kontrabandë të farërave ekzistojnë prej vitesh dhe konsiderohen të besueshme nga shumë specialistë të sektorit bujqësor. Në dogana kryhen kontrolle dokumentacioni, certifikata fitosanitare dhe herë pas here analiza laboratorike, por jo çdo ngarkesë kontrollohet në mënyrë të thelluar. Janë futur më mijëra litra preparate të ndaluara për përdorim bujqësor, e kryesisht në domate, mbasi japin efekte infertilitet tek meshkujt 1-15 vjeç ..Ministria e Bujqësisë duhet te gjej “dyert” dhe njerëzit që i kanë lejuar këto preparate , që kanë një efekt negativ me kohë të gjatë ..

Sa raste të kontrabandës së farërave janë zbuluar dhe ndëshkuar gjatë viteve të fundit?  A mund të konsiderohet futja e farërave kontrabandë një kërcënim për prodhimin vendas dhe sigurinë ushqimore të vendit?  Kur një ngarkesë e tillë kalon kufirin pakontroll, ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia institucionale?

 Doganierët zakonisht mbështeten te specialistët fitosanitarë, pasi jo gjithmonë kanë ekspertizën e nevojshme për të identifikuar cilësinë reale të farërave.Shpesh të ndikuar nga mitmarrja , mbyllin sytë në dëm te komunitetit…
Janë raportuar raste sekuestrimesh dhe ndëshkimesh për kontrabandë farërash, por numri i rasteve të zbuluara duket i vogël krahasuar me dyshimet që ekzistojnë në terren.20. Futja e farërave kontrabandë përbën kërcënim serioz për prodhimin vendas dhe sigurinë ushqimore, sepse mund të sjellë sëmundje bimore, rendiment të ulët dhe dëme ekonomike për fermerët.. Kur një ngarkesë kalon kufirin pa kontroll, përgjegjësia nis nga doganat dhe strukturat fitosanitare, por në fund bëhet përgjegjësi institucionale e gjithë zinxhirit shtetëror të kontrollit.
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka mision mbrojtjen e fermerit dhe garantimin e cilësisë së materialit mbjellës. Sa efektivisht po realizohet ky mision në terren?
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e fermerit dhe garantimin e cilësisë së materialit mbjellës, por formaliteti, korrupsioni dhe efektiviteti i tij i ulet në terren shpesh ka vënë ne diskutim rentabilitetin e këtij institucioni.Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka si mision mbrojtjen e fermerit dhe garantimin e cilësisë së materialit mbjellës që qarkullon në treg. Megjithatë, shumë fermerë dhe specialistë të bujqësisë shprehin shqetësimin se ky institucion nuk është mjaftueshëm i pranishëm në terren, nuk arrin të evidentojë dhe parandalojë në kohë problematikat që shfaqen në sektor dhe, në disa raste, akuzohet për tolerim të shkeljeve apo për cenueshmëri ndaj praktikave korruptive.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Atdhetarja shembullore, Bahtije Bytyqi Kastrati që shumë pak dihet për të!!!

Sot kujtdo që ia përmend emrin e personaliteteve të skenës sonë politike, estradës apo shou …