Evi Kokalari: Pas fitores së Donald Trumpit, krerët e UÇK-së mund të lirohen nga Gjykata Speciale

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari,  ka shprehur besimin se pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale , Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të  UÇK-së,  që po gjykohen në Hagë mund të lirohen. Kokalari theksoi se kjo mund të ndodhë për shkak të qëllimeve të individëve rreth Trump, të cilët sipas saj, kanë këtë objektiv. Në lidhje me procesin zgjedhor amerikan, ajo komentoi përpjekjet e Kamala Harrisit, duke vlerësuar se ajo kishte një qasje më të mirë se Joe Biden për popullin amerikan. Ajo gjithashtu shtoi se kosovarët ishin më të kujdesshëm për të dhënë votën e tyre, duke theksuar angazhimin e diasporës shqiptare në procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …