leoni

Evropa i dërgon armë Ukrainës, por jo forca luftarake, deri tani as ndihma humanitare për popullatën civile

Evropa i dërgon armë Ukrainës, por jo forca luftarake, deri tani as ndihma humanitare për popullatën civile

Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë. Berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e vet ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konflikte. Raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë. Raketat kundërajrore shkojnë në Ukrainë  pas dërgimit të  1000 armëve antitank dhe 500 raketa Stinger që qeveria gjermane i dërgoi në javën e kaluar. Qeveria gjermane  ka ndezur dritën jeshile për dërgimin e armëve nga Holanda dhe Estonia që dikur i përkisnin Gjermanisë Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …