Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka bërë të ditur që grupi parlamentar i këtij subjekti politik qëndron i unifikuar kundër formimit të një qeverie të re nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka mohuar zërat për ndonjë përçarje brenda PDK-së pas dorëheqjes së ish-kryetarit Memli Krasniqi. “Nëse dikush pret për përçarje brenda PDK-së, pret kot. PDK-ja është parti e fuqishme dhe me histori të jashtëzakonshme. Ne i kemi qëndrimet unike si grup parlamentar,” tha Demaku. Sipas tij, formimi i një qeverie të re nga LVV-ja nuk është në interes të vendit, pasi kjo parti ka shkaktuar regres dhe ngecje në aspektin politik, ekonomik dhe në proceset e integrimit. “Sa më shpejt të lirohemi nga ky keq menaxhim dhe qeverisje tani jo ligjore nga LVV-ja, aq më mirë do të jetë për interesin e Kosovës,” shtoi deputeti i PDK-së, duke theksuar qëndrimin e bashkuar të grupit parlamentar të partisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
