leoni

Fadil Fazliu: Sjellja e pjesëtarëve të EULEX-it gjatë bastisjes së shtëpisë, me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ishte korrekte

Fadil Fazliu: Sjellja e pjesëtarëve të EULEX-it gjatë bastisjes së shtëpisë, me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ishte korrekte

Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë, sot në mëngjes  ka bastisur banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu, në Prishtinë. Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur,  avokati i familjes, Artan Qerkini. Lidhur me këtë bastisje të shëmtuar ka reaguar edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.  Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, ka treguar se EULEX-i ia ka marrë nga banesa  telefonin  dhe laptopin e punës. Ai ka sqaruar se ia kanë marrë edhe telefonin e  djalit edhe pse në vendim nuk ishte evidentuar që të konfiskohet. Ai  ka deklaruar se sjellja e prestarëve të EULEX-it ka qenë korrekte dhe se nuk kanë kërkuar diçka konkrete përpos që kanë kontrolluar. Të gjitha dokumente që i kanë marrë i ka kthyer në vend. Kanë kontrolluar, kanë pasur foto e dokumente të UÇK-së, por nuk u interesuan për to , ka thënë, Fadil Fazliu. Ndërkohë, avokati Artan Qerkini,  i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu, pasi  gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …