Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar të paraburgosurit në Hagë, të cilët ai i cilëson si çlirimtarë, duke shprehur mbështetjen e tij për ta. Nura ka ndarë një fotografi nga vizita, duke theksuar se në sytë e tyre ka parë forcën dhe vendosmërinë e një populli që nuk ka njohur kurrë dorëzim. “Në sytë e tyre pashë stuhinë e një populli që s’ka njohur kurrë dorëzim, dinjitetin e luftëtarit që nuk përkulet dhe besimin e palëkundur në të vërtetën. Nga brenda mureve të ftohta të kësaj hapsaneje, por me zemra të ngrohta e të pathyeshme, iu përcjell përshëndetjet vëllazërore,” ka shkruar Nura.
