Fadil REXHA: KABINETI IM I PUNËS

Zyra ime e punës

është hapësirë e paanë,

me drurë të panumërt,

me kodra e lugina,

me male e lëndina…

Zyrën time e ajros

era e katër anëve të Maleve të Sharrit!

Ulëse e imja është

një trung lisi qindvjeçar!

Tavolinë e punës ku mbështes letrën

është karrikatori i kallashnikovit mbështetur mbi gju!

Orari i punës sime është

vëzhgimi i lëvizjes së barbarëve!

Ky, pra është kabineti im i punës

e pamundur që gjithçka e tij që shihet

 të përshkruhet…

 

Greme, prill  1999

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Bytyçi: KKAD-ja përmes platformës ZOOM mbajti seminarin për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë me temën: Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit

Isuf Bytyçi: KKAD-ja përmes platformës ZOOM mbajti seminarin për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Më 06 dhjetor 2025 nga ora 18:00 – 21:00  KKAD-ja e organizoi pjesën e parë …