FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil REXHA: Përshëndetja e UDB-ashit

(e motivuar nga përshëndetja e UDB-ashit, Shaban Maloku)

Nuk mund t’i harroj ato ditë

kur me fytyra të çoroditura e gjithë gaz

(me paturpësi, gjithë sy e vesh)

nga do që të vinim

si hije na ndiqnit pas!

Nuk mund ta harroj atë mëngjes janari

kur hoqe nga muri të shtrenjtin Flamur!

me tortura, nga unë kërkoje që ta pranoja

se kisha lexuar librin ,,Pushka top, Bajram Curr”!

Nuk mund t’i harroj ato ditë janari

thirrjet tua plotë lemeri

kur thoshit: se këta

duan ta shkatërrojnë këtë Jugosllavi!

Nuk mund t’i harroj ato ditë janari

me shokët tuaj gjithë shtazëri

silleshit me ne, aq egër

me ne, që mund të them se ishim fëmijë!

Në mes nesh UDB-ash, është një hendek

ne nuk jemi as miq as shokë

përshëndetja juaj, UDB-ash, është absurditet!

Ju me punë e sakrifica

duhet të dëshmoni se keni daluar nga ai llum

dhe të dëshmoni veten

se jeni për këtë Tokë e këtë Flamur!

Në fillim të janarit, pasi u informova nga Bajram Syla, se ishte arrestuar Dëshmori Rexhep Bislimi, shkova në familjen e tij, për t’u interesuar për të! Prindërit e tij (Prindërit e Rexhës ishin fëmijë Dëshmorësh, dy gjyshërit e Rexhës ishin bashkëluftëtarë të Mulla Idrizit), më shumë preokupoheshin për mua (djal i vetëm), se sa për djalin e tyre të burgosur. Me 10 janar 1989 u arrestova edhe unë dhe na bastisën.

Janar 1989, ngrica jashtë e tortura brenda nga gjakpirësat shqiptarë: Shaban Maloku, Fekir Tahiri e Sakip Kollari, për të pranuar një ,,krim”: se kishim lexuar librat e Sylejman Krasniqit ,,Mic Sokolin” dhe ,,Pushka top, Bajram Curri”. Organizimi ilegal mes nesh ekzistonte, librin e kishim lexuar, motivim për të vepruar kombëtarisht, për çlirim e bashkim kombëtar, duke pasur parasysh edhe për sakrificat! UDB-ashët dinin për organizimin tonë, dhe nëse ne e pranonim, na vishej aktakuza për veprimtari armiqësore kundër rendit jugosllav. Ne nuk pranuam! Respekt për bashkëveprimtarët e asaj kohe: Dëshmorin Rexhep Bislimi, Skënder Emërllahun, Jakup Nuhën, Ramadan Sejdiun, Bajram Sylën dhe Afrim Agushin. Dëshmori Rexhep Bislimi u dënua me dy vite burg, pas 1 viti u lirua, ndërsa Skënder Emërllahu u shkatërrua, vuajti 9 vite me probleme shëndetësore, pas ,,Epopesë së Jasharëve”, për të senzibilizuar opinionin gjerman për masakrën në Drenicë, në Gjermani, me 11 mars 1998 (në përvjetorin e Pranverës Shqiptare), gjuhet nga katër kate dhe vetëvritet! Edhe me vdekjen e vet, u mundua t’i kontribuoj lirisë! Ne, u torturuam por moralisht nuk u thyem!

Varosh, korrik 1990

Kontrolloni gjithashtu

Xhevat Gjini: DEGRADIM MASIV I TOKËS, UJIT DHE AJRIT (MJEDISIT) TONË

Këto pak fotografi do të mjaftonin për të dhënë ALARMIN, për t’u rënë këmbanave cep …