Falsifikime milionëshe të dokumenteve – Policia arreston një person dhe sekuestron armë, para e dokumente

Policia e Kosovës ka zbuluar një rast të falsifikimeve milionëshe që lidhet me pronat shtetërore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Pas hetimeve disa mujore, Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim financiar. Sipas policisë, i dyshuari në bashkëpunim me persona të tjerë kishte përpiluar dokumente të rreme për bartjen dhe legalizimin e pronave shtetërore, të cilat më pas janë shitur në mënyrë të paligjshme duke përfituar shuma të mëdha parash. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, policia ka kryer kontrolle në disa lokacione, ku janë sekuestruar dokumente, pesë makina shkrimi, një pajisje “Paper Trimmer”, një revole “Zaragio” me 103 fishekë, një “iPhone 17 Pro”, si dhe një orë dhe zinxhir “Rolex”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin për të luftuar krimet ekonomike, korrupsionin dhe çdo formë keqpërdorimi të pronës publike, duke garantuar ligjshmëri dhe transparencë ndaj qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pa kontratë lobimi në SHBA prej gati dy vjetësh – ekspertët paralajmërojnë rrezik për humbje ndikimi

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar …