Familjar, bashkëluftëtar, autoritet e larta të shtetit dhe qytetar të shumtë përkujtuan dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish

Familjar, bashkëluftëtar, autoritet e larta të shtetit dhe qytetar të shumtë përkujtuan dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish, të rënë 24 vite më parë gjatë luftës çlirimtare. Për të përkujtuar jetën dhe veprëne  tyre atdhetare e liridashëse, kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar sot 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999. Ai bërtë homazhe dhe te lapidari në Vraniq të Gjakovës, ku kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi, Prend e Memë, Lleshi të rënë më 28 janar 1999 në betejën e Godeni si dhe Markë e Kolë Lleshi, të rënë më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit,. Kryeministri, Albin Kurti kujtoi edhe dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala, duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në  Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorë ​më 28 janar 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …