Familjarë dhe aktivistë të VV-së bënë homazhe tek varrezat e të rënëve më 10 shkurt 2007

Me rastin e 10 vjetorit të protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, familjar dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje bënë homazhe te vendi i vrasjes në këtë protestë të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt. Përveç homazheve në vendin e rënies së tyre në sheshin “Nëna Terezë”  ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt ju bënë homazhe edhe te varrezat e tyre në Prishtinë dhe Besjanë. Duke përkujtuar rënien e tyre, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë dëshmorë të Vetëvendosjes së  protestës së para dhjetë viteve. Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari të drejtën për  vetëvendojse, theksoi në mes tjerash deputeti, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …