Bisedimet Kosovë - Serbi

Pozita dhe opozita me qëndrime të ndryshme për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë

Përfaqësues të partive në pozitë dhe të atyre në opozitë kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka lënë të nënkuptohet se është në pritje të vazhdimit të bisedimeve me palën serbe në Bruksel. Ne ende nuk kemi njoftime nga Bashkimi Evropian në lidhje me dialogun Kosovë –Serbi në Bruksel. Nga ana tjetër, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi pa thënë se Kosova duhet t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë. Dialogu duhet të kushtëzohet me njohje dhe reciprocitet në parim. Serbisë duhet t’i vihen kushte duke filluar nga kërkim i faljes, dëmshpërblimi për dëmet e luftës, dorëzimi i krimineleve të luftës, të pagjeturit, pensionet dhe kushte të tjera. Vazhdimi i dialogut është vazhdim i nënshtrimit dhe rrezik për koncesione të reja në dëm të vendit, ka theksuar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …