Fatmir Arifi: Kur një i ashtuquajtur “aktivist mediatik” mohon kombin e tij dhe admiron pushtuesin si Nexhbedin Spahiu

Në kontekstin e historisë politike dhe lëvizjeve shoqërore, figura e aktivistit, pavarësisht në cilën fushë vepron, zë një rol qendror, si një zë i ndërgjegjshëm qytetar apo mbrojtës i idealeve kolektive. Megjithatë, ka raste kur disa individë vetëpërkufizohen si aktivistë. Të tillë në vend që të mbrojnë interesat e kombit të tyre, i mohojnë ato dhe, në mënyrë paradoksale, shfaqin admirim ndaj pushtuesve historikë. Ky fenomen ngre shumë pyetje të thella filozofike, etike dhe psiko-politike: – Çfarë e shtyn një aktivist të admirojë pushtuesin në vend të origjinës identitare të tij? – A është ky qëndrim rezultat i një vetëdijeje të shtypur, i një manipulimi ideologjik apo i një projekti të qëllimshëm për të përmbysur normat kombëtare? Kjo të çon të rikthehesh në shumë hipoteza si fenomene socio-politike, duke ndërlidhur shembuj konkretë historikë dhe mendimin e autorëve të ndryshëm të filozofisë politike. Nexhbedin Spahiu, dhe jo i vetmi, prej kohësh e mohojnë kombin shqiptar në Republikën e Kosovës. Ky mohim konsiston me atë që njihet si “fenomeni i vetëkolonizimit”. Çfarë përfaqëson “fenomeni i vetëkolonizimit”? Ky proces ka të bëjë me kolonizimin e mendjes. Kolonizimi i mendjes fillon kur i shtypuri nis të mendojë me kategoritë dhe vlerat e shtypësit. Pra, ky quhet vetëkolonizim! Në këtë kuptim, aktivisti/ët, siç është rasti i Nexhbedin Spahiut dhe i sojit të tij, të cilët mohojnë kombin e tyre, është produkt i një strukture arsimore, kulturore dhe politike, që e ka mësuar të mos ketë besim në identitetin e vet. Ky fenomen është veçanërisht i përhapur në shoqëritë postkoloniale dhe posttotalitare, ku traumat historike nuk janë përpunuar dhe ku historia kolektive ose është fshirë, ose synohet për t’u riformësuar sipas diskurseve me teza, agjenda dhe kredenciale të dyshimta! Kështu, koncepti i vetëkolonizimit manifestohet në formatet e mohimit të simboleve kombëtare, figurave historike dhe narrativave të qëndresës kombëtare. Pra, këtu qëndron thelbi i antitezave historike! Të vetëquajtur “aktivistë”, qofshin ata edhe mediatikë, si puna e Nexhbedin Spahiut dhe e sojit të tij, në vend që të afirmojnë vlerat kombëtare, të kombit të tyre, nëse i përkasin, ata afirmojnë narrativën e pushtuesit si koncept “modernizues”, “civilizues” apo “emancipues”, duke mohuar dhimbjen kolektive dhe gjakun e derdhur për liri. Së dyti, në rrafshin e psikologjisë sociale, adhurimi i pushtuesit është tregues i “sindromit të Stokholmit”. Në psikologjinë sociale, “sindromi i Stokholmit” analizon situatën kur viktima fillon të ndiejë empati apo madje edhe dashuri ndaj agresorit të saj. Në kontest të kësaj, nëse këtë sjellje e zhvendosim në rrafshin kombëtar, kjo konsiston kur individë apo grupe brenda një kombi fillojnë të glorifikojnë pushtuesin historik, duke minimizuar krimet e tyre dhe duke përqeshur kujtesën historike të viktimave. Nga një këndvështrim filozofik, Jean-Paul Sartre në veprën e tij “Colonialism and Neocolonialism”, e përshkruan këtë gjendje si një lloj “nënshtrimi ontologjik”, ku subjekti i pushtuar humb qenësinë e tij përmes pranimit të autoritetit dhe vlerave të tjetrit. Në kuadër të tezave të Sartrit, adhurimi ndaj pushtuesit nuk është thjesht një zgjedhje ideologjike, por manifestimi i një gjendjeje ekzistenciale të pasigurisë, ku vetëidentiteti shihet si burim turpi e jo krenarie. Për më tej, kushdo qoftë ai/ajo, në këtë rast të atyre që mohojnë kombin e tyre, në të vërtetë janë instrument i një projekti ideologjik, që synon dekonstruktimin e sovranitetit kombëtar dhe zëvendësimin e tij me identitete të shpërndara dhe të kontrolluara nga qendra që sponsorizojnë agjenda të sipërpërmendura. Gjithënjë në kontenst të këtij mendimi, filozofi Antonio Gramshi në studimin e tij “Hegjemonia kulturore” e përshkruan këtë proces si një përpjekje për të imponuar vlerat dhe idetë e klasës sunduese (në këtë rast pushtuesit) mbi shoqërinë, duke tentuar që dhe zërave kundërshtues t’u imponohet gjuha dhe konceptet e sundimtarit. Prandaj dhe soji i Nexhbedin Spahiut dhe shumë OJQ-ve nuk përfaqësojnë as objektivitet dhe as subjektivitet autonom, që gjoja luftojnë për drejtësi. Si të tillë, ata janë zëdhënës të një ideologjie të huaj që operon përmes strukturave mediatike, OJQ-ve dhe të ashtuquajturave “projekte ndërkombëtare”, që kanë agjenda të fshehta politike.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Jeton Kelmendi :KUR LIDERI POLITIK I MUNGON DHE KUR I TEPRON POPULLI

Prof. Jeton Kelmendi PhD: KUSH PO ZGJIDHET, KU PO ZGJIDHET, KUR PO ZGJIDHET KREU I KUVENDIT TË KOSOVËS DHE A PO ZGJIDHET?

Zgjedhja e kryetares së Kuvendit të Kosovës është kthyer në një sagë politike që ka …