Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Mbyllja e Urës nuk është për nevojat e serbëve, por për interesin e diplomacisë ndërkombëtare

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka reaguar lidhur me komentet e kryediplomates Donika Gërvalla për urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke thënë se mbyllja e saj nuk është për interesat e qytetarëve serbë, por për agjendën e diplomacisë ndërkombëtare dhe shovinizmit serb. Qeveria më në fund e ka kuptuar se mbyllja e urës shërben për interesa të tjera dhe jo për përmirësimin e jetës së serbëve lokalë. Ai akuzoi KFOR-in dhe diplomacinë ndërkombëtare për krijimin e problemeve në Kosovë, duke theksuar se KFOR-i vazhdon të mbajë nën kontroll urën, duke ndjekur udhëzimet e aleatëve ndërkombëtarë. “Tani shovinizmi serb është në kufi të Kosovës, dhe duhet të sqarojmë me ndërkombëtarët se çfarë roli luajnë në Kosovë, tha  Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …