Hajrush Kurtaj: Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit të Batalionit të tretë Ilaz Ceka

Përkujtimi i 10 vjetorit të ndarjes nga jeta e komandantit të Batalionit të tretë Ilaz Cekës
Ilaz Ceka ishte krah i fortë i komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, nga formimi i njësiteve të para të UÇK-së në Kaçanik. Ai ishte vizionar dhe shumë komunikativ, me virtyte të përkryera njerëzore. Në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e tij asnjëherë nuk hezitoi t’i hyjë në çfarëdo rreziku, sepse ai ishte në gjendje të dalë nga çdo situatë që gjendej. Ilazi filloi t’i mobilizojë shokët me të cilët ishte i afërt fizikisht e shpirtërisht.
Roli i jashtëzakonshëm dhe i pashoqë i Ilaz Cekës ishte:
1. Furnizimi i njësiteve të UÇK-së me armatim dhe pajisje tjera luftarake,
2. Komandimin e suksesshëm me kompaninë e tij në operacionet luftarake duke veçuar betejën e Gajres, Ivajës dhe Kotlinës,
3. Përcjelljen e delegacioneve të larta të SHP të UÇK-së dhe Drejtorisë politike të UÇK-së.
Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami” duke u bazuar në vullnetin e pathyer, guximin e madh dhe vendosmërinë e hekurt dhe mbi gjitha profesionalizmin në udhëheqje të komandantit të Kompanisë Ilaz Cekës merr vendim dhe i propozon komandës më të lartë të UÇK-së që i njëjti të emërohet Komandant i Batalionit të Tretë në kuadër të ristrukturimit të UÇK-së.
Kontributin e tij patriotik dhe atdhetar Ilaz Ceka e vazhdoi edhe pas luftës, si në:
1. Shtabin e Brigadës 362 të Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Kaçanik,
2. Mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, ku ishte komandant brigade,
3. Këshilltar në Asamblenë Komunale të Kaçanikut dhe
4. Kryetar i Organizatës së Veteranëve të OVL-së në Kaçanik.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandantin e Batalionit të Tretë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Ilaz Ceka!
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …