Fatmir Humolli synon themelimin e një partie të re, me të cilin do të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli po synon themelimin e një subjekti të ri politik me të cilin do të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka thënë se po punon për formimin e një subjekti të ri politik, ndryshe nga partitë aktuale.  Jemi duke vlerësuar se ku kemi arritur me përgatitje tona. Mund të them se jemi për një subjekt që do i prin misioni e jo njeriu. Kulti i individit kemi vlerësuar se ia ka zënë frymën demokracisë”, ka thënë Humolli, i cili nuk ka zbuluar tani për tani se kush është pjesë e këtij grupimi politik. Megjithatë ka pranuar se ka vështirësi, por që jo me çdo kusht do të hyjnë në garë, pa u krijuar parakushtet për të pasur sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …