Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Marrëveshja e Ohrit është e arritura më e keqe e kryeministrit Kurti me kryetarin serb, Vuçiq

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që kanë arritur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Kjo i ka bërë keq Kosovës, duke i vënë sanksione financiare dhe raporte të kufizuara. Ku është sot Kosova? Kjo qeveri e ka futur Kosovën në raporte të kushtëzuara në sanksione financiare. Edhe sot flasim për raportet kryesore me Serbinë, dhe sot raportet diplomatike i ka të kushtëzuara me BE-në, ata kanë përfunduar negociatat me BE-në, kanë qenë duke pritur datën. Çka ka ndodhur tash? BE-ja ia ka amendamentuar kapitullin e 35-të të fqinjësisë së mirë me Marrëveshjen e Ohrit, që për ne LDK-në, është marrëveshja më e keqe për Kosovën që e ka mbërri Kurti-Vuçiq, por që është bërë. Serbisë iu është hapur kaptina e fqinjësisë me Kosovën. Por Kosovës për shkak të kësaj marrëveshje dhe bojkotit e kanë vendosur në sanksione financiare”, tha Haziri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …