leoni

Fatmir Limaj godet dështimin politik: “Lajm i keq për Kosovën – një vit i humbur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së Parlamentit nga presidentja Osmani, duke e cilësuar këtë zhvillim si lajm të keq për Kosovën dhe dëshmi të një dështimi politik që i ka kushtuar vendit një vit të tërë të humbur. “Sot përfundon një cikël nëntëmujor që e ka lënë Kosovën pa institucione funksionale. Është lajm i keq për vendin. Për nëntë muaj u provua qartë se Kosova nuk pati kapacitet të ndërtojë marrëveshje, as të bashkëbisedojë, e aq më pak t’i sigurojë vendit institucione,” theksoi Limaj, duke e drejtuar kritikën e tij ndaj qeverisë në detyrë dhe mungesës së gatishmërisë për përgjegjësi politike. Ai e konsideroi shpërndarjen e parlamentit si pasojë të drejtpërdrejtë të paaftësisë së pushtetit për të menaxhuar procesin, duke deklaruar se “kjo që ka ndodhur tregon paaftësi dhe panjohuri se si ndërtohet një shtet dhe si funksionojnë institucionet”. Në lidhje me datën e zgjedhjeve, Limaj potencoi se shtyrjet e deritanishme kanë qenë të qëllimshme. Sipas tij, mandatimi i dytë u shfrytëzua vetëm për të zgjatur procesin, ndërsa data 21 dhjetor është tani data më e arsyeshme – madje e imponuar nga situata e krijuar nga vetë pushteti. Vendi është futur në zgjedhje jo për shkak të domosdoshmërisë demokratike, por për shkak të mungesës së kapacitetit qeverisës dhe paaftësisë për të prodhuar stabilitet institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Bllokimi i Kuvendit ka ardhur nga vetë Vetëvendosja

Formimi i Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca dështoi të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, …