Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj: Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuza të padrejta që duan të njollosin sakrificën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shfaqur mbështetje të plotë për protestën në Hagë. Ai ka shkruar se lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare dhe e drejtë, për liri dhe demokraci. Nga e gjithë bota, bashkatdhetarët tanë sot janë mbledhur në Hagë për të kërkuar drejtësi dhe lirimin e menjëhershëm të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht. Unë jam me ta, pa asnjë rezervë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare, të sakrificës dhe dinjitetit kombëtar. Si bashkëluftëtar që kam ndarë orë, ditë dhe beteja me ta që nga fillimet e luftës, e di mirë se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuza të padrejta që duan të njollosin sakrificën. Lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare e drejtë, për liri dhe demokraci, e përkrahur nga miqtë dhe aleatët tanë që njohën të vërtetën e kauzës sonë. Në shenjë solidariteti me protestuesit në Hagë, NISMA ka vendosur që sot të mos zhvillojë aktivitete zgjedhore” ka shkruar deputeti, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie

BDI: Izet Mexhiti nuk di për përgjegjësi, di vetëm për interes personal

Ndërsa ajri në Shkup mbrëmë kundërmonte helm, Izet Mexhiti, i cili duket se ka harruar …