Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bazohet në marrëveshje politike dhe jo në propozime të papritura. Sipas tij, emri i kandidatit duhet të jetë i dakorduar paraprakisht dhe të ketë të siguruara të paktën 61 vota para se të shkojë në votim. “Kryetari i Kuvendit nuk duhet të vijë si befasi. Duhet të dihet emri, të ketë shumicën, dhe pastaj të votohet. Kjo është rruga për ndërtimin e institucioneve,” u shpreh Limaj. Ai theksoi se edhe në të kaluarën, kur partitë nuk kishin votat e mjaftueshme, janë bërë përpjekje për marrëveshje politike që kanë garantuar jo vetëm zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe formimin e Qeverisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
