leoni

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj: Kurti s’i ka numrat, partitë e mëdha duhet të arrijnë marrëveshje për dalje nga kriza

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me krizën institucionale që po vazhdon në Kosovë, duke bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje mes partive të mëdha për të mundësuar krijimin e institucioneve. Limaj e ka pranuar se situata aktuale kërkon reflektim dhe përgjegjësi, duke theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka numrat për të formuar shumicën parlamentare. “Kurti nuk i ka numrat, nuk është tragjike, ka ndodhë edhe përpara – duhet të gjendet marrëveshje”, tha ai. Ai u bëri thirrje tri partive kryesore që të marrin kohën ligjore të nevojshme për të gjetur një zgjidhje që i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve shtetërore. “Janë bërë të gjitha taktizimet. Tani është koha për vendime dhe përgjegjësi. Le t’u shkojmë gjërave me radhë – së pari të ndërtohet një shumicë parlamentare”, shtoi Limaj, duke nënvizuar se ky është një obligim i drejtpërdrejtë i partive të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Lista Serbe qëndron ulur gjatë një minute heshtje për dëshmorët në Kuvendin e Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt më 5 maj …